LIFESTYLE, 5 Maj 2022, 19:16

Në pritje të fëmijës së parë, modelja shqiptare zbulon emrin që ka zgjedhur për të bijën

Në pritje të fëmijës së parë, modelja shqiptare

Kristina Baki është në pritje të fëmijës së parë. Modelja e zbuloi lajmin e bukur disa javë më parë, ndërsa së fundmi ka organizuar dhe babe shower-in për vogëlushen që po pret.

Ajo ka publikuar dhe vlogun nga festa që ka organizuar, duke zbuluar dhe emrin që kanë zgjedhur për të bijën.

Kristina shpjegon se kishte qenë gjyshi i saj që i kishte sugjeruar emrin Siera, që të gjithëve iu kishte pëlqyer. Më pas ajo shpjegoi dhe kuptimin.

“Siera në spanjisht do të thotë mal, në shqip si era. Ishte një emër i përshtatshëm për prindër që janë të frymëzuar nga natyra.”, tha ajo.