TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Marrëdhënia e afërt mes Ilirit dhe Sabianit duket se nuk është më si më parë. Këtë e konfirmoi këngëtari, ndërsa ishte i ftuar në “Më lër të flas”, në Top Channel.
Ai tha se ishte zhgënjyer nga personi që e konsideronte vëlla. Përmes disa pyetjeve nga Romeo Veshaj, ai rrëfeu se Ilir Shaqiri kishte përfituar nga mirësia e tij.
Romeo: Çfarë do të bëje ndryshe po të ishe sërish?
Sabiani: Nuk do të shihja dot debate, do ta bëja ndryshe.
Romeo: Cili ka përfituar më shumë nga ty?
Sabiani: Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do të gjeja një vëlla ose një motër aty.
Romeo: Kur do të heqësh dorë nga muzika?
Sabiani: Kur të mos donte Zoti do ta lija muzikën.
Kujtojmë se balerini Ilir Shaqiri, i cili fitoi edhe çmimin e madh prej 100 mijë euro në "Big Brother VIP" krijoi miqësi me Sabianin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.