LIFESTYLE, 7 Maj 2022, 17:37

“Aty ku krijohen ëndrrat”/ Kanë lindur në të njëjtën ditë, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj festojnë ditëlindjen në Nju Jork

“Aty ku krijohen ëndrrat”/ Kanë lindur në të

Partnerë në punë, në jetë e sikur të mos mjaftonte kjo ato kanë lindur edhe në të njëjtën datë. Bëhet fjalë për çiftin e njohur të showbizit, Arbana Osmanin dhe Eduard Grishaj. Dyshja sot festojnë ditëlindjen dhe nuk kanë munguar fotot plotë dashuri e dedikimet e veçanta në rrjetet sociale. Moderatorja e njohur ka postuar një foto me partnerin.

“Aty ku krijohen ëndrrat”,- ka shkruar ajo si poshtëshkrim të postit.

Më tej Arbana ka ripostuar të njëjtën foto në story, ku i uron ditëlindjen Eduartit.

“Gëzuar ditëlindjen”, – shkruan moderatorja duke e shoqëruar me një emoji me zemër të kuqe.

Nga ana tjetër regjisori mesa duket ka preferuar që urimin t’ja bëjë privatisht partneres së tij. Në ndryshim nga Arbana ai ka postuar vetëm një foto të tijën. Çifti kanë zgjedhur që këtë ditëlindje ta festojnë në Nju Jork, nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

“Aty ku krijohen ëndrrat”/ Kanë lindur në të

“Aty ku krijohen ëndrrat”/ Kanë lindur në të