LIFESTYLE, 6 Maj 2022, 18:06

Fansat të zhgënjyer, Blanco mungon në provat zyrtare të Eurovizionit

Fansat të zhgënjyer, Blanco mungon në provat zyrtare të

Që nga momenti kur fituan Sanremon, Mahmood dhe Blanco kanë qenë favoritë të fortë për të marrë trofeun e “Eurovision 2022”. Por tani për tani, Mahmood do të fluturojë i vetëm teksa do të marrë drejtimin në skenë sepse Blanco nuk do të marrë pjesë në provat e para zyrtare të Italisë.

Gazeta italiane e lajmeve “La Stampa” raportoi se Blanco do të humbasë provën e tij të parë në Torino ndërsa përfundon turneun e tij diku tjetër në Itali.

Mahmood dhe Blanco ishin vendosur të bënin provat “Brividi” në skenë për herë të parë të enjten më 5 maj, përpara shfaqjeve live të Eurovizionit javën e ardhshme.

Ndërsa Blanco është ende në turne, Mahmood u ngjit në skenë pa partnerin e tij këngëtar por i shoqëruar nga një performues “stand-in”.

Kjo mungesë e këngëtarit në prova duket se ka mërzitur shumë fansa të cilët kanë komentuar se Blanco nuk po e merr seriozisht Eurovizionin.

Mahmood dhe Blanco do të ribashkohen në kohë për provën e tyre të dytë të shtunën më 7 maj, ku do të performojnë sërish së bashku “Brividi”.

Kujtojmë se kjo eksperiencë nuk është e para për Mahmood pasi ai ka përfaqësuar Italinë në vitin 2019 duke arritur fare pranë fitores në vendin e dytë.