Ukraina është favorite për të fituar Eurovision javën e ardhshme.
Sipas "The Guardian", Kalush Orchestra, një grup që ndërthur folklorin tradicional dhe hip-hopin, po konkurron me këngën “Stefania”, e cila është bërë himn në Ukrainë.
E shkruar nga Oleh Psiuk si nderim për nënën e tij, Stefania është gjithashtu më e klikuara në YouTube në mesin e 35 shteteve të ndryshme.
Grupit prej gjashtë personash iu dha leje e veçantë për të udhëtuar në Torino të Italisë, ndërsa një nga anëtarët ka qëndruar në Ukrainë për të luftuar kundër rusëve.