LIFESTYLE, 10 Shkurt 2024, 17:52

Pse njerëzit po tallen me performancën e John Travolta-s në Sanremo?

Pse njerëzit po tallen me performancën e John Travolta-s në

Kur imagjinojmë Travoltën duke kërcyer, imazhi i parë që na vjen ndërmend është artisti i 'Grease', i veshur me të zeza, duke bërë kërcimin mitik të filmit. Prezantuesi i ka kërkuar që të kërcejë me një sërë këngësh, mes të cilave edhe ‘Grease’. Problemi është se këngët vazhdonin të ndryshonin dhe aktori gjithnjë e më pak argëtohej nga ajo që po ndodhte pas tij.

Jashtë ambienteve ku mbahej festivali, Travolta ishte dukshëm në siklet kur filloi të luhej një version i 'Los Pajaritos', një këngë e njohur në të gjithë botën. Aktori nuk e kishte problem të bënte kërcimin, por kur nga pas nisën të shfaqeshin njerëz të veshur si pula dhe prezantuesi tentoi t'i vendoste një kapele në formë sqepi, aktori nuk u tregua dhe aq i hapur ndaj shakasë.

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale brenda pak orësh. Pavarësisht zemërimit të Travoltës, për atë shfaqje ai ka fituar plot 200 mijë euro. Dhe duhet ta theksojmë se asnjëherë një kërcim i 'Los Pajaritos' nuk ka qenë kaq i shtrenjtë.