LIFESTYLE, 10 Shkurt 2024, 17:03

“Je e pështirë”/ Pasi i përmendi familjen, plas në "BBV", Erjola i kthehet Ilnisës, ndërhyjnë banorët e tjerë

“Je e pështirë”/ Pasi i përmendi familjen, plas

Konflikti në kuzhinë vazhdoi me një përplasje tjetër të ashpër në oborr mes Ilnisës dhe Erjolës.

Moderatorja, e lënduar nga pyetja e Ilnisës “kështu të kanë mësuar prindërit’, iu hakërrye gazetares. “Të jetë herë e parë dhe e fundit që më përmend familjen”, iu drejtua Erjola me tone të larta Ilnisës. Banorët që ndodheshin në oborr u përpoqën ta qetësojnë, ndërsa Fatjoni i tha se “po i jep Ilnisës atë që ajo do”.

Erjola: Ti Ilnisa Agolli, të jetë hera e parë dhe e fundit që mua më përmend familjen!

Ilnisa: Mos më prek mua

Erjola: Familjen mua nuk ma përmend dot ti, dhe njëherë ta përmendësh do ikësh nga ke ardhur

Romeo e mban dhe përpiqet ta qetësojë

Erjola: Të jetë hera e parë dhe e fundit që më përmend familjen! Femër e pështirë

Romeo: Qetësohu

Erjola: E pështirë që nuk njeh kufi për famë, kthen shpinën për të mos dëgjuar të vërtetën

Fatjoni: Mos bjer në nivelin e saj