AKTUALITET, 28 October 2026, 10:00

Operacioni/ Theu 'arrestin në shtëpi', arrestohet Denis Meçe! I dyshuari për vrasjen e Egli Progës u kap 300 metra larg banesës

Operacioni/ Theu 'arrestin në shtëpi', arrestohet Denis

Denis Meçe është arrestuar nga Policia e Pogradecit, teksa ishte  duke u kthyer në banesën e tij.

Sipas raportimeve Meçe ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Korçës për vrasjen e Egli Progës.

Ai është konstatuar rreth 300 metra larg banesës, teksa po kthehej në shtëpi, në kundërshtim me masën e vendosur nga gjykata.

Meçe është një nga të pandehurit në procesin gjyqësor për vrasjen e Egli Progës, ku ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, së bashku me të pandehurit e tjerë.

Pak ditë më parë, Gjykata e Korçës rrëzoi kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar, duke vendosur vijimin e procesit gjyqësor sipas procedurës së zakonshme për çështjen e vrasjes së Egli Progës.