LIFESTYLE, 8 Prill 2023, 20:02

"Dëgjohen të shtënat", sulmohet me armë ndërtesa ku jeton modelja shqiptare, e fshehur në dollapin e rrobave tregon tmerrin

Një episod jo pak tronditës i ka ndodhur modeles shqiptare Xhesika Berberi e cila jeton në New York, SHBA.

Ajo ka treguar se dikush ka sulmuar me armë ndërtesën ku ajo jeton. E fshehur në dollapin e rrobave, modelja ka postuar një story në Instagram, ku rrëfen minutat e tmerrit.

Modelja nthotë se ishte fshehur, pasi deri në ato momente që fliste agresori ndodhej akoma në ndërtesë dhe madje se dëgjohen të shtënat.

Më pas me anë të një tjetër postimi, Xhesika qetësoi fansat duke shkruar se tani është e sigurt dhe se policia e kishte nxjerrë nga ndërtesa. Ajo gjithashtu falenderoi të gjithë fansat që u shqetësuan për të.

"Dëgjohen të shtënat", sulmohet me armë