TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një person është arrestuar mbrëmjen e së premtes nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se qarkullonte me armë zjarri pa leje në zonën e Lungomares.
Pas marrjes së një sinjalizimi për praninë e një personi të armatosur, forca të shumta policie u angazhuan menjëherë në terren dhe ndërhynë për neutralizimin e tij. Personi u vu në pranga pa incidente.
Ndërhyrja policore solli një prezencë të shtuar të uniformave blu në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit, në një periudhë kur Vlora ndodhet në kulmin e sezonit turistik.
Deri në këto momente nuk është bërë publik identiteti i të arrestuarit, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare për llojin e armës së sekuestruar apo rrethanat konkrete në të cilat ai është konstatuar.
Policia e Vlorës pritet të dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e rastit.