TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në masivin pyjor të njësisë administrative Malzi, në Bashkinë Kukës.
Zjarri është lokalizuar disa kilometra larg Tunelit të Kalimashit, ndërsa drejt zonës janë nisur forcat zjarrfikëse, efektivë të Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe banorë të zonës për të ndihmuar në përpjekjet për shuarjen e flakëve.
Situata paraqitet e vështirë për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, të cilat kanë favorizuar përhapjen e zjarrit në një terren me bimësi të dendur dhe sipërfaqe me shkurre.
Autoritetet dhe ekipet në terren po vijojnë ndërhyrjen për vënien nën kontroll të vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve në zonën pyjore.