TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas disa orësh marshimi në rrugët kryesore të kryeqytetit, protestuesit janë rikthyer në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë vijuar tubimin e tyre kundër qeverisë dhe më pas kanë njoftuar përfundimin e protestës për ditën e sotme.
Gjatë rikthimit në bulevard, qytetarët kanë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa nuk kanë kursyer kritikat edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ndër sloganet e dëgjuara gjatë protestës ishin “Rama në burg, Berisha në burg”, si dhe thirrje të tjera kundër klasës politike.
Protesta e sotme shënon ditën e 62-të të mobilizimit qytetar, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se marshimet dhe tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim.