TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protesta popullore në Tiranë vijoi edhe sot, në ditën e saj të 62-të dhe muajin e tretë të qëndresës, ku kërkohet rrëzimi i qeverisë dhe largimi i klasës së vjetër politike.
Fillimisht qytetarët u mbledhen në Sheshin “Skënderbej” dhe marshuan drejt godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë marshimit, protestuesit po brohorasin thirrje kundër qeverisë dhe kanë mbajtur pankarta e flamuj kombëtarë. Pjesëmarrësit kanë përsëritur kërkesën e tyre për largimin e Ramës, duke theksuar se protesta do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.