AKTUALITET, 31 July 2026, 18:36

Aksident në aksin Fier-Patos/ Përplasen dy mjete, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier- Patos, në vendin e quajtur “ Çesma e Mbyetit”.

Një automjet tip “ Audi” me drejtues shtetasin U. XH është përplasur me mjetin tip “ Volkswagen” me drejtues shtetasin N. D, dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i “Audit”.

 Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërkohë që shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe disiplinimin e trafikut.