TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Para ndeshjes së nesërme në transfertë ndaj Udinezes, trajneri i Interit, Antonio Konte është paraqitur në konferencë për shtyp. Tekniku i zikaltërve thekson se duhet të ndihen krenar për faktin që Eriksen i ka zgjedhur ata, ndërsa theksoi se që nga dita e parë e ka treguar se çfarë do të ndodhte me merkaton e klubit duke u shfaqur një profet i mirë.
“Prej ditës së parë të merkatos e kam thënë se çfarë do të ndodhte. Nëse shisnim, do vinin futbollistë të tjerë. Dhe, kështu rezultoi. U tregova i ndershëm, isha një profet i mirë. Por, koha do e tregojë nëse jemi pajisur mirë për të gjitha kompeticionet. Jam i lumtur të stërvis këtë grup futbollistësh. Më vjen keq këdo që u largua, por kanë ardhur tre të rinj dhe janë integruar mirë. Mungesa e Lautaros? Është mungesë e rëndësishme. Po merren vesh mirë me Lukakun sepse kanë luajtur shumë bashkë. Por, skualifikimi atij është një mundësi për ato që kanë luajtur pak”.
Eriksen? “Kristian është një goditje e madhe për klubin. Ishte i lirë të zgjidhte dhe mori vendimin e tij. Fakti që erdhi këtu është një motiv krenarie. Po luante pak me Totenhem, por nga gjendja fizike më duket mirë. Po përshtatet me idetë tona dhe kemi folur shumë me të për ta bërë të kuptojë se çfarë duam. Jemi të lumtur ta kemi me ne”, u shpreh Konte.