SPORT, 31 Janar 2020, 16:03

Interi kërkon sulmues në ditën e fundit të merkatos, ish-lojtari i Juves në “orbitën” e zikaltërve

Interi kërkon sulmues në ditën e fundit të merkatos,


Mes Olivier Zhirud dhe Islam Slimani, duket se Interi tashmë do përqëndrohet tek alternativa e tretë për sulmin, Simone Zaza.

“Sport Mediaset”, raporton se Marota dëshiron që t’i bëjë një dhuratë të fundit Kontes në merkato, duke afruar ish-sulmuesin e Juves te zikaltërit.

Pistat e Slimanit dhe Zhirud po bëhen shumë të vështira, kështu që Interi po kërkon “shpëtimin” te sulmuesi i Torinos.

Padyshim që një sulmues i nevojtet Interit, që do të luajë në tre kompeticione dhe do të ketë një kalendar të ngjeshur.