TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Policia e Durrësit bëri të ditur se arrestimi i Mariglen Tahirit, banues në Shijak, u krye në kuadër të operacionit të koduar “Next”, pas koordinimit me homologët italianë përmes Interpol Tiranës.
Tahiri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Penale e Breshias kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.
Ai akuzohet nga autoritetet italiane për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, pasi dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.
Njoftimi:
Durrës/Operacione të njëpasnjëshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni i koduar “Next”.
Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Durrës dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 33-vjeçari.
Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional me homologët në Itali, nëpërmjet Interpol Tiranës, si dhe i veprimeve të shpejta policore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Durrës, finalizuan operacionin e koduar “Next”, gjatë të cilit u lokalizua në Durrës, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi:
-M. T., 33 vjeç, banues në Shijak.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Penale e Breshias i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.