TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria kalon në një sistem modern me gjurmueshmëri, monitorim dhe verifikim digjital të produkteve subjekt akcize. Sipas një postimi në rrjetet sociale të doganave shqiptare ky përmirësim në sistemin e pullave fiskale nënkupton:
Më shumë siguri për qytetarin
Më shumë transparencë për tregun
Më shumë kontroll për shtetin
Si mund të arrihet kjo? Duke e paisur cdo pullë fiskale me identifikues unik digjital. Kjo mundëson që produktet të gjurmohen elektronikisht nga prodhimi ose importi në treg. Kjo krijon po ashtu mundësinë për gjurmim në kohë reale të mallrave.
Sistemi sjell edhe përfitime për konsumatorët të cilët me një aplikacion mund të provojnë nëse produktet janë autentike apo jo.