TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Hashim Thaçi ka kujtuar ditët e luftës në Kosovë dhe përpjekjet për të ruajtur mundësinë e arritur në Rambuje.
Në deklaratën e tij nga Haga, ish presidenti Thaçi thekson rëndësinë e aleatëve dhe të momentit politik për realizimin e të drejtave të popullit të Kosovës, ndërsa rrëfen edhe për udhëtimin e vështirë nga Shqipëria drejt Kosovës në mars të vitit 1999.
“Nga historia e dija se asnjë popull në botë nuk i ka realizuar të gjitha të drejtat i vetmuar, pa aleatë dhe përnjëherë. As popullit të Kosovës dhe liderëve të saj nuk mund t’u ndodhte një përjashtim nga këto rregulla të shkruara e më së shumti të vetëkuptueshme.
Gjatë atyre ditëve kishte momente kur kujtoja përvojat e popujve dhe liderëve nëpër botë, të cilët kishin kaluar situata të përafërta. Këto procese janë të vështira dhe të komplikuar. Nëse e humb momentin, apo nëse cenon faktorët vendimmarrës, e humb edhe kauzën për kohë të gjatë apo edhe përjetësisht, sado e drejtë apo sa shumë njerëz mund të jenë sakrifikuar.
Që të mos humbnim mundësinë e fituar në Rambuje, në fillim të marsit 1999, për t’u futur nga Shqipëria në Kosovë, kam ecur këmbë rreth 40 orë në një terren malor në shumë hapësira edhe të minuar.
Për të mos u hetuar nga forcat serbe, gjatë ditës nuk lëviznim—strehoheshim në male. Çdo përpjekje për të kapërcyer kufirin ishte një hap më afër vdekjes. Por duhej bërë. Sepse dinjiteti njerëzor dhe liria e atdheut, ishin vetë jeta”, theksoi Thaçi.