TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 27-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Kurbin, pasi iu gjet një armë zjarri në makinë dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë.
Edmir Xhaferri, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohej me shpejtësi. Gjatë largimit, ai ka hedhur armën dhe ka përplasur automjetin me efektivët.
Pas disa minutash ndjekjeje, në lagjen “Zef Hoti”, Mamurras, 27-vjeçari është kapur dhe vënë në pranga.
Gjatë operacionit, atij iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë, një municion luftarak, automjeti dhe një palë targa.
Njoftimi i Policisë:
Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Target”.
Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej, duke përplasur automjetin e shërbimeve të Policisë dhe rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Neutralizohet dhe vihet në pranga 27-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, automjeti dhe një palë targa.
Sektori për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Target”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:
-E. Xh., 27 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.
Ky shtetas u lokalizua në qytetin e Mamurrasit, duke qarkulluar me automjet. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke përplasur automjetin e shërbimeve të Policisë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, si dhe ka hedhur armën e zjarrit që mbante me vete.
Pas disa minutash ndjekjeje, në lagjen “Zef Hoti”, Mamurras, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e 27-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.