AKTUALITET, 23 August 2026, 19:41

Çfarë ndodhi në 6 orë takim të Ramës në Pogradec, nga pasurimi i dokumentit ‘Besa’, tek qasja e re e shërbimeve për qytetarët. Detajet

Nga vila qeveritare në Pogradec, kryeministri Edi Rama nisi sezonin e ri politik për PS, me një mbledhje e cila zgjati në më shumë se gjashtë orë bashkë me drejtuesit politik në 12 qarqe dhe kryetarët e komisioneve parlamentare. Kryeministri Rama mori komentet dhe sugjerimet e drejtuesve politik për pasurimin e dokumentit Besa.

Vizioni kryeministrit për Besën me katër pika bazuar në besim, empati, shërbim dhe angazhim ishin në qendër të diskutimeve. Burime nga kjo mbledhje pohuan se kryeministri Rama është ndalur në rëndësinë që merr në terren bashkëpunimi mes ministrave, deputetëve, drejtuesve politik me drejtorët e drejtorive vendore.

Kjo me qëllimin final përmirësimin e shërbimeve që marrin qytetarët. Mësohet se i pari socialistëve u ka kërkuar drejtuesve politik të nisin përgatitjet për zgjedhjet lokale të 2027. Drejtuesit Politik, Kryetarët e Komisioneve parlamentare pas largimit nga vila qeveritare iu drejtuan një hoteli në qytetin liqenor për të darkuar bashkë me ministrat.

Ora 9:30 e të hënës do ti gjej ministrat në provimin e vjeshtës përmes një analize për performancën në dikasteret që ata drejtojnë nga ku nuk do të mungojë edhe paraqitja e raporteve për prezencën mediatike të çdo ministrie, gjatë këtyre muajve në të cilat Edi Rama, ka folur për atë që e ka quajtur “algoritmi” kundra qeverisë, prodhuar nga sheshi protestës.