TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Burime konfidenciale konfirmuan për Tpz.al se disa të shtëna me armë zjarri tek zona e Ish Parkut të Autobusëve, në Tiranë, kanë plagosur një efektiv policie, me detyrë Agjent, pranë Komisariatit Nr. 1.
Burimet saktësojnë, se i plagosuri është Ermal Bregu dhe ka patur një konflikt me disa persona të cilët njihen si eksponentë kriminalë dhe pjesë e grupit të Emiljano Shullazit. Ngjarja e rëndë, ka ndodhur në afërsi të lokal "General Bar", pranë ish Parkut të Autobusëve, ku dhe banonte efektivi. I plagosuri është dërguar me urgjencë tek Spitali Ushtarak, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Autorët e ngjarjes së rëndë janë larguar nga vendngjarja, ndërsa Policia po punon për zbardhje e plotë të ngjarjes. Megjithatë, Policia e Shtetit në njoftimin për mediat, nuk jep detaje se kush ishin këta shtetas dhe a kishin lidhje me grupin kriminal të Emiljano Shullazit.
Ndërkohë efektivi Bregu duket se edhe në të kaluarën ka patur probleme pasi i kanë djegur makinën dy vite më parë si dhe ka plagosur veten me armë zjarri vitin e kaluar.
Më poshtë njoftimi i policisë dhe foto nga vendngjarja:
Më datë 28.11.2017, rreth orës 19.35, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ka patur të shtëna me armë zjarri.
Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në rrugën "Kongresi i Lushnjës", tek ish parku i autobuzave përballë një lokali, shtetasi E.B, rreth 33 vjeç, punonjës policie i Komisariatit te Policise Nr 1 Tirane, por jashtë orarit të sherbimit ka debatuar me dy shtetas banore të lagjes.
Në konflik e sipër njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi E.B.
Shtetasi E.B., është derguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë te rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
/TPZ.AL/
