AKTUALITET, 28 Nëntor 2017, 21:09

Efektivi i plagosur sot me makinë "Hummer" dhe i mpleksur me Shullazin

Efektivi i plagosur sot me makinë "Hummer" dhe i mpleksur me

Ermal Bregu, efektivi i policisë i plagosur pasditen e sotme, nuk është një emër i padëgjuar. Në zonën e Parkut të Autobusëve, ai njihej për afrimitetin që kishte me eksponentë të botës së krimit si dhe me anëtarë të bandës së Emiljano Shullazi.

Burime për Tpz.al bëjnë me dije se Bregu ka marrë disa vërejtje nga Policia e Shtetit vite më parë ndërsa ndaj rezulton problematik në të shkuarën. Dy vitë më parë, atij i dogjën makinën personale  tip "Hummer" para shtëpisë, gjatë natës.

Ndërkohë rreth 1 vit më parë, Ermal Bregu është vetëplagosur me armën e tij të zjarrit, një ngjarje kjo plot dyshime por që nuk u zbulua asnjëherë e vërteta.

Efektivi i policisë është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia raporton se Bregu po i nënshtrohet një operacioni.