AKTUALITET, 7 September 2026, 12:12

Detaje të reja/ U plagos sot në Athinë, identifikohet shqiptari. Zbulohen dyshimet e policisë për motivin e atentatit

Eduart Mullaj, 55 vjec nga Delvina, rezulton të jetë personi i plagosur në orët e para të ditës së sotme në Patisia të Athinës.

Sipas policisë greke, i plagosuri është shprehur se dy personat që e qëlluan me armë, po tentonin të vidhin motorin e tij dhe për këtë arsye dhe hapën zjarr.

Megjithatë policia duket se nuk është e bindur me deklaratën e 55-vjecarit dhe dyshon se motivet janë të tjera. Për këtë po heton edhe një ngjarje të 1 muaji me parë, kur pati të shtëna me armë zjarri në të njëjtin vend por pa të dëmtuar.

Ngjarja e sotme ndodhi rreth orës 05.00 të mëngjesit jashtë banesës së 55-vjecarit, kur dy persona që udhëtonin me motor hapën zjarr ndaj tij dhe u larguan.

Eduart Mullaj u transportua drejt spitalit ku rezulton jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia gjeti në vendngjarje tre gëzhoja dhe një predhë.