TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një atentat me armë zjarri është bërë ndaj një 55-vjeçari shqiptar në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në Patisia të Athinës në orët e para të mëngjesit, kur u dëgjuan të shtënat.
Sipas raportimeve, dy burra që udhëtonin me motoçikletë i janë afruar 55-vjeçarit teksa ai po dilte nga shtëpia dhe e kanë qëlluar.
Shqiptari u plagos në gjymtyrët e poshtshme dhe u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje mblodhën tre gëzhoja dhe një plumb. Autoritetet greke po hetojnë dhe identifikojnë autorët dhe motivet e mundhshme të sulmit.
Policia po heton disa pista, mes të cilave dhe larjen e hesapeve.