AKTUALITET, 6 September 2026, 17:54

“Diaspora shqiptare në SHBA, fat i bardhë”, Berisha në New Jersey: Sot ditë e jashtëzakonshme, qëndrojmë të pamposhtur

Kreu i PD Sali Berisha këtë të diel ka zhvilluar një takim me shqiptarët e Amerikës, në New Jersey.

Berisha është pritur me brohorima nga të pranishmit në sallë. Mes të pranishmëve dëgjohen edhe thirrjet “Rama në burg”.

“Kënaqësi e jashtëzakonshme se po ju takoja ju, zëri i pamposhtur i shqiptarëve në liri. Pati fatin e madh se takova atë plejadë të Diasporës shqiptare, e cila me atdhetarinë e saj, me idealet demokratike dhe një kontribut të jashtëzakonshëm në përmbysjen e diktaturës komuniste në Shqipëri, dhe luftoi për lirinë e Kosovës. Diaspora shqiptare në SHBA, është fati i bardhë i mirë i kombit shqiptar”, tha Berisha.

Më tej Berisha nënvizoi se sot është një ditë e jashtëzakonshme.

Për ne sot ko është një ditë jo e zakonshme është ditë që për mua ngjall emocione. Shumëkush e ka menduar të pamundur. E ka menduar si një ditë që nuk do e shihnin ndonjëherë, sepse shumë prej nesh kemi pyetur veten, kush jemi për të sfiduar një padrejtësi kur ajo bëhet nga forca shumëfish më të mëdha se ne.

Gjatë fjalës së tij, Berisha e cilësoi rikthimin në SHBA si një moment emocional, duke theksuar se qëndron sot në vendin ku, sipas tij, u tentua t’i ndalohej hyrja përgjithmonë.

Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e diasporës shqiptare në SHBA dhe e lidhi betejën e tij me atë që e cilësoi si luftë për lirinë, dinjitetin dhe kombin shqiptar.

“Pata fat të madh se takova atë pleijadë të diasporës shqiptare e cila me atdhetarinë e saj, me idealet kombëtare, dha një kontribut të jashtëzakonshëm për përmbytjet e diktaturës komuniste në Shqipëri dhe luftoi për lirinë e Kosovës. Diaspora shqiptarë në SHBA është fati i bardhë i kombit shqiptar. Për ne sot është një ditë që  për mua ngjall emocione, që shumëkush e ka menduar të pamundur, që nuk do ta shihnim ndonjëherë. Sepse shpesh herë kemi pyetur, kush jemi ne që t’i dalim ballë një padrejtësie. Jemi shqiptarë ndaj dhe luftojmë ne kushte të pabarabarta për kombin tonë dhe për dinjitetin e tij. Kjo ditë shënon një nga ato raste, forca e të keqes që e njohim, më mohoi hyrjen në SHBA, në një kohë kur isha 8 vite larg çdo pushteti. Por vlerat mbi të cilat është ndërtuar ky vend dhe komb i madh, vend i te lirëve, shtëpi e guximtarëve, i qartë se kristali se kjo padrejtësi nuk po vinte nga SHBA, por nga agjendat anti liri dhe anti komb, të cilën vetë presidenti Trump e ka cilësuar e majta ekstreme. E nisëm këtë betejë në pamje të parë në errësirë, po asnjë natë nuk zgjat dot pafundësisht. Ata që përgatitën mashtrimet ndaj meje janë sot non grata në vendin e tyre”, tha Berisha.