TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident zinxhir është shënuar në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë 5 automjete.
Policia bën me dije se rreth orës 05:20, një automjet, me drejtues shtetasin H. B, 45 vjeç, është përplasur me një kamion dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Në aksident janë përfshirë edhe tre automjete të tjera. Dy drejtues dhe 5 pasagjerë kanë mbetur të plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa shtetasja A. V, e cila dyshohet se ka qenë drejtuese e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, është larguar nga vendngjarja dhe është shoqëruar në polici për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policise:
Rreth orës 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përfshirë në një aksident rrugor 5 automjete.
Shtetasi H. B., 45 vjeç, është përplasur me një kamion dhe, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje.
Më pas, në aksident janë përfshirë edhe tre mjete të tjera, me drejtues shtetasit G. L., 59 vjeç dhe J. I., 34 vjeç, si dhe 5 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa shtetasja A. V., e cila dyshohet se ka qenë drejtuese e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, është larguar nga vendngjarja dhe është shoqëruar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.