TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mëngjesi i së hënës ka nisur me rrugë të përgjakura dhe një bilanc prej 2 viktimash e 9 të plagosurisht.
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir. 45-vjeçari Hysen Balla është përplasur me një kamion, të cilin e ka goditur nga pas me makinën e tij dhe ka humbur jetën në vend.
3 automjetet që vinin nga pas janë përplasur me makinën e tij dhe janë plagosur 5 pasagjerë. Drejtuesja e njërit prej tyre është larguar nga vendngjarja dhe është shoqëruar për të sqaruar rrethanat!
Pak më parë, në Levan-Tepelenë humbi jetën Dashmir Beca, 55 vjeç. Ai drejtonte një ‘Audi’, i cili u përplas me një ‘Benz’ ku në timon ishte një 40-vjeçar. Beca ndërroi jetë aty, ndërsa shoferi tjetër dhe 3 pasagjerët në makinën e tij janë në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Dy automjete tip “Audi” dhe “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën drejtuesi i ‘Audi’-t, Dashmir Beca. 55-vjeçari, i cili humbi jetën në vend, është transportuar drejt morgut ndërsa shoferi tjetër, 40-vjeçari Gesti Muskaj, ndodhet jashtë rrezikut. Janë plagosur edhe 3 pasagjerë që ndodheshin te 'Benz'-i, por edhe ata janë jashtë rrezikut.
Paraprakisht dyshohet se shkaku kryesor i këtij aksidenti fatal ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara e cila e ka bërë të pamundur manovrimin e mjeteve.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, shtetasi G. M., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përfshirë në një aksident rrugor me një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin D. B., 55 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit tip “Audi”, shtetasi D. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi G. M., si dhe tre pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip “Audi”, janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.