AKTUALITET, 7 September 2026, 12:07

VIDEO/ Rrugorja e Tiranës nuk fal shoferët problematikë, 32 të arrestuar, mbi 13 mijë gjoba për një javë

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar monitorimin e akseve lidhëse dhe me frekuentim të lartë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, janë arrestuar 32 shtetas,  2 prej të cilëve tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë, pas konstatimit të tyre duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe janë vendosur në total 13 467 masa administrative, konkretisht:

-4,998 masa për shkelje në sigurinë rrugore;

-7,868 masa për shkelje të rregullave të ndalimit, pushimit dhe qëndrimit, shkelje që pengojnë qarkullimin dhe krijojnë kaos në trafik;

-1,093 masa për drejtuesit e motomjeteve që nuk kanë respektuar përdorimin e kaskës mbrojtëse;

-83 masa për automjetet që krijojnë zhurma përmes modifikimeve të paligjshme;

-418 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

-309 masa administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;

-19 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;

-75 mjete janë bllokuar për shkelje të ndryshme rrugore.

Policia Rrugore apelon shoferët për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit, shmangien e drejtimit të mjetit në efektin e alkoolit apo pa leje drejtimi, si dhe për rritje të përgjegjshmërisë nga të gjithë përdoruesit e rrugës, me qëllim garantimin e përmbushjes së parametrave të sigurisë rrugore.