TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, rivali i Erdogan, Kemal Kilicdaroglu ka bërë një deklaratë të fortë në drejtim të presidentit turk, duke thënë se ky i fundit merr udhëzime nga Rusia.
Në mesazhin e tij, ai akuzon drejtpërdrejt Erdoganin.
“Nga këtu ju drejtohem të gjithëve. Këtë atdhe nuk e gjetëm rrugës. Ne nuk do ta dorëzojmë atë në logjikën që solli 10 milionë refugjatë dhe emigrantë të paligjshëm. Ne nuk do t'ia dorëzojmë atdheun tonë një të ashtuquajturi lider botëror, i cili deri vonë ishte "bashkëkryetar" i projektit "Lindja e Mesme e Madhe", ndërsa tani ai po pranon udhëzimet e Rusisë me kokën ulur dhe duart e palosur. Ndërsa dhjetëra mijëra civilë vdiqën në tërmet, (Erdogan) nga frika urdhëroi ushtrinë të tërhiqej ndërsa njerëzit prisnin ndihmë. Ne nuk do t'ua dorëzojmë vendin atyre. Ne nuk do t'ua dorëzojmë atdheun tonë atyre që në varësi të interesave të tyre i quajnë kurdë shtetasit turq, pastaj terroristë dhe në fund anëtarë të FETO-s. Të rinjtë ngrihen në këmbë. Shkundni dheun e të vdekurve. Kush e do vendin e tij le të shkojë në zgjedhje. Ne do të luftojmë deri në fund. Do të fitojmë patjetër. Absolutisht!", -u shpreh Kilicdaroglu në video-mesazhin kushtuar populli.
Türkiye için #KararVer pic.twitter.com/4uqBubVCRb
— Kemal Kılıçdaroğlu (@kilicdarogluk) May 17, 2023