BOTA, 17 Maj 2023, 16:16

Zgjedhjet në Turqi, Erdogan tregon se si do të vijojë fushatën: Në raundin e dytë nuk do mbaj mitingje

Zgjedhjet në Turqi, Erdogan tregon se si do të vijojë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të veprojë ndryshe. Erdogan tha se nuk planifikon të mbajë mitingje përpara raundit të dytë të zgjedhjeve, por do të takohet me viktimat e tërmetit shkatërrues, raportojnë mediat vendase.

“Unë do të vizitoj disa pjesë të zonave të goditura nga tërmeti gjatë fundjavës. Nuk kam në plan të mbaj mitingje, por mund të mbajmë mitingje të ngjashme në zonën ku ndodhi tërmeti” -tha Erdogan. Po ashtu ai ka falënderuar të gjithë qytetarët për votën, pavarësisht se për kë kanë votuar, ai pranoi se ka një rënie në partinë e tij dhe po punon për këtë.

"Për fat të keq, ka një rënie në partinë time, dhe ka një mangësi të lehtë te deputetët tanë. Për këtë, kryetari i organizatës sonë u mblodh pas mbledhjes që mbajtëm dje, po punojnë", -tha Erdogan. Në zgjedhjet presidenciale, Erdogan mori 49,50 për qind të votave, ndërsa Kemal Kiliçdaroglu, kandidati i aleancës kombëtare, 44,89 për qind të votave. Zgjedhjet kaluan në një raund të dytë, pasi asnjë prej kandidatëve nuk arriti të merrte 50% të votave. Raundi i dytë do të zhvillohet në 28 maj, në një përballje mes Erdogan dhe rivalit të tij  Kiliçdaroglu.