TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Që nga muaji shkurt, një grup misterioz hakerash që e quan veten 'Anonim Sudan' kanë sulmuar dhjetëra aeroporte, spitale dhe banka suedeze. Kjo me pretendimin si kundërpërgjigje ndaj djegies së një Kurani përpara ambasadës turke në Stokholm, ngjarje që ndodhi në muajin janar. Mediat e huaja raportojnë se sipas hetimeve grupi është një njësi ruse e mirë organizuar me njohuri të shkëlqyera të skenës politike dhe shoqërisë suedeze.
Mësohet se grupi në fjalë po kryen sulmet kibernetike me një motiv për të përkeqësuar tensionet brenda pakicës myslimane të vendit dhe për të bërë presion ndaj Turqisë. Në faqen e organizatës në rrjetin Telegram, “Anonymous Sudan” deklaron rusishten si gjuhën e saj primare, ndërkohë që është në linjë me grupin pro-rus të hakerëve Killnet.
Të ashtuquajturat sulme DDoS, të cilat i shtyjnë faqet e internetit dhe shërbimet jashtë linje duke i mbingarkuar me trafik interneti, ndërprenë programimin online në transmetuesin publik kombëtar të Suedisë dhe rrëzuan faqet e internetit të Scandinavian Airlines, kompanisë shtetërore të energjisë Vattenfall dhe firmës mbrojtëse Saab AB.
Mbulimi i gjerë mediatik i ka bërë sulmet dhe pretendimet e 'Anonymous Sudan' një çështje debati publik në Suedi.