TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rusia e nisi ditën e sotme me një sulm të ashpër ajror kundër Kievit, duke lëshuar dronë dhe raketa nga deti dhe toka. Kështu pohuan zyrtarët e kryeqytetit ukrainas.
Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia sulmoi me 18 raketa të llojeve të ndryshme, përfshirë dronë, raketa që lëshohen nga deti dhe raketa balistike, por që të gjitha u goditën dhe u frenuan. Sipas Forcave Ajrore Rusia vuri në shënjestër kryeqytetin me gjashtë raketa balistike të tipit “Kinzhal” që u lëshuan nga një avion MiG-31K, nëntë raketa që u lëshuan nga një luftanije në Detin e Zi dhe tre raketa tokësore S-400. Pas sulmit të parë, Rusia aktivizoi edhe dronët sulmues “Shahed” të prodhuar nga Irani.
"Të gjithë shokët e mi e dëgjuan sulmin. Të gjithë janë shqetësuar. Copëzat e njërës raketë ranë pranë shtëpisë së shokut tim të klasës. Është gjendje shumë e keqe”, thotë Heorhii Pirveli, banor i Kievit. "Ndjej dhimbje, frikë, nervozizëm, shqetësim. Presim që të fitojmë, kur e gjitha kjo të përfundojë”, thotë Valentyna Myronets, banore e Kievit. Administrata ushtarake e Kievit tha se sulmi ishte i pashembullt, me numrin më të lartë të raketave sulmuese brenda periudhës më të shkurtër kohore. Kjo është hera e tretë këtë muaj që Rusia sulmon kryeqytetin, një përshkallëzim pas disa javësh qetësie dhe para një kundërofensive të planifikuar ukrainase.