TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pamjet dramatike që shihni, ku një nënë dhe foshnja e saj rrezikojnë të mbyten, vijnë nga zonat e përmbytura në rajonin Emilia-Romagna. Një valë e madhe përmbytjeje ka përfshirë Cezena, pas vërshimit të lumit Savio që përmbyti rrugët.
Në mesin e shumë personave të bllokuar nga uji i madh ishte dhe nëna me vajzën e vogël, e cila lëshoi alarmin për ndihmë. Disa persona janë hedhur në ujë dhe kanë arritur t’i shpëtojnë, siç shihet edhe në videon nga rrjetet sociale.
Një burrë e mori foshnjën nga krahët e gruas dhe e vuri mbi supe, ndërsa nëna e ndoqi nga pas. Tashmë të dyja janë të sigurta, ndërsa pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit.
Situazione drammatica in #EmiliaRomagna. Pesante alluvione.
— Giovanni Cristiano (@Jo_Reporter) May 16, 2023
Sarà allerta rossa anche domani. Nel frattempo le immagini che arrivano dalla Romagna fanno paura.
In questo video il salvataggio di una mamma con la sua bimba di tre anni a Cesena.#16maggio | #AllertaMeteoER pic.twitter.com/d9GKeRhxki
Janë të paktën tetë viktima nga përmbytjet që goditën këtë zonë dhe disa persona janë zhdukur.