BOTA, 16 Maj 2023, 22:00

George Soros reagon pasi e vdiqën për herë të dytë: Jam gjallë e mirë!

George Soros reagon pasi e vdiqën për herë të dytë: Jam
George Soros

Ka ardhur reagimi i vetë George Soros pas një lajmi pak para mesnatës së djeshme, të hënën, në Twitter, se multimilioneri i famshëm kishte dhënë frymën e fundit.

“Thashethemet se kam pasur atak në zemër janë të rreme. Unë jam gjallë dhe mirë”, shkroi Soros në llogarinë e tij zyrtare në Twitter herët të martën.

Thashethemet për vdekjen e Soros u ndezën nga një postim në llogarinë “Politics For All Ireland” me vetëm tre ndjekës në Twitter – një postim që është fshirë.

Ky postim u ndihmua të bëhej viral nga një llogari në Twitter që i përket një teoricieni të njohur konspirativ, siç vë në dukje Daily Mail, postimi i të cilit thoshte se Soros kishte “pësuar një atak në zemër”.

Mohimi i parë erdhi nga një përfaqësues i Fondacionit George Soros, i cili i pyetur për këtë tha se “George Soros është gjallë dhe mirë. Thashethemet në rrjetet sociale se ai ka pësuar një atak në zemër dhe ka vdekur janë të rreme”.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që George Soros “vdes” pasi në vitin 2013 Reuters bëri një gabim dhe publikoi një nekrologji për multimilionerin amerikan, i cili mbeti “në ajër” për rreth 30 minuta përpara se agjencia e lajmeve të kërkonte falje”