AKTUALITET, 15 October 2026, 17:57

Bashkia e Shkodrës blindon ndërtesën pas paralajmërimit për tjetër protestë nesër, vendos barriera metalike

Bashkia e Shkodrës blindon ndërtesën pas paralajmërimit

Pas protestave dhe incidenteve të regjistruara gjatë ditës së sotme, Bashkia e Shkodrës ka nisur vendosjen e barrierave metalike në katin e parë të ndërtesës.

Masa është marrë për mbrojtjen e godinës, pasi për ditën e nesërme është paralajmëruar një tjetër protestë.

Ndërkohë, gjatë protestës së sotme në Shkodër janë regjistruar momente tensioni gjatë ndërhyrjes së efektivëve të Policisë për shoqërimin e disa protestuesve. Gjatë këtyre zhvillimeve pati reagime edhe nga familjarët dhe pjesëmarrës të tjerë në tubim.