AKTUALITET, 15 October 2026, 16:12

Protestat e dhunshme/ Skënder Hita paralajmëron: Mos e ngatërroni vetëpërmbajtjen me dobësinë, do të përballeni me ligjin

Protestat e dhunshme/ Skënder Hita paralajmëron: Mos e ngatërroni

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka deklaruar se të gjithë personat që kanë ushtruar dhunë ndaj efektivëve të Policisë, institucioneve dhe pronës publike e private do të identifikohen dhe do të përballen me ligjin.

Hita u ka bërë thirrje protestuesve të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, ndërsa efektivëve të Policisë u ka kërkuar të tregojnë profesionalizëm dhe vetëpërmbajtje, duke theksuar se nuk duhet të tërhiqen përballë akteve të dhunës.

"Çdo sulm ndaj uniformës së Policisë është sulm ndaj shtetit ligjor dhe shtetit. Kush ka ushtruar dhunë ndaj Policisë, ka dëmtuar institucionet, pronën publike dhe private, do të identifikohet dhe do të përballet me ligjin. Ju kërkoj që të tregoni profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe të mos provokoheni, por mos u tërhiqni.

Pjesëmarrësve u bëj thirrje të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm. Përgjegjësia është individuale. Do të përballeni me ligjin. Ndaloni dhunën ndaj Policisë! Çdo akt dhune rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Mesazhi është i qartë dhe i prerë: Mos e ngatërroni vetëpërmbajtjen me dobësinë. Policia nuk tërhiqet përballë dhunës. Institucionet dhe qytetarët do të mbrohen", thotë Hita.