TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka deklaruar se deri më tani janë plagosur 71 efektivë policie gjatë protestave.
Gjatë deklaratës së tij, Hita u bëri thirrje prindërve, mësuesve dhe pedagogëve që të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve dhe të rinjve në akte dhune.
Ai deklaroi se, nga personat e arrestuar gjatë natës së parë të protestës, asnjë nuk ishte student, ndërsa gjatë natës së dytë, sipas tij, vetëm një numër i vogël rezultuan studentë.
Hita pretendoi se të rinjtë e maskuar që po sulmojnë Policinë dhe po dëmtojnë pronën publike dhe private nuk janë studentë, por persona të rekrutuar nga organizatorët e protestës, të cilët i përshkroi si eksponentë të brendshëm dhe të jashtëm.
“Policia e Shtetit garanton të drejtën për protestë paqësore, por nuk mund të jetë mburojë për dhunën, zjarrvënien dhe grabitjen. Policia nuk është pronë e asnjë partie politike. Misioni ynë është të mbrojmë jetën. U bëj thirrje prindërve, mësuesve dhe pedagogëve të mos lejojnë që nxënësit të përfshihen dhe të përdoren në akte dhune.
Nuk janë studentë, por individë të rekrutuar nga organizatorët e vërtetë të protestës, brenda dhe jashtë vendit. Nga të arrestuarit e natës së parë, asnjë nuk ishte student. Natën e dytë, një numër i vogël ishin studentë”, tha Hita.