AKTUALITET, 15 October 2026, 17:24

Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, Policia shoqëron me forcë disa prej tyre

Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, Policia shoqëron me

Të gjithë grupet e protestuesve janë rikthyer sërish në bulevardin para Kryeministrisë.

Policia ka nisur shoqërimin e protestuesve. Sipas pamjeve nga vendngjarja, efektivët kanë tërhequr zvarrë disa të rinj, ndërsa me forcë janë shoqëruar edhe vajza pjesëmarrëse në protestë.

Protesta e studentëve ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa në disa shkolla gjimnazistët kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar tubimit.

Protestat janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit, përfshirë Vlorën, Durrësin, Korçën dhe Shkodrën.