AKTUALITET, 15 October 2026, 16:42

Vijojnë tensionet në protestë/ Lëndohet në kokë një vajzë, dyshohet se u godit nga bombola e gazit lotsjellës

Vijojnë tensionet në protestë/ Lëndohet  në kokë

Protesta që po zhvillohet prej tri ditësh në Tiranë vijon të shoqërohet me tensione dhe incidente. Në zonën e Unazës, në të dyja anët e Lanës, protestuesit kanë bllokuar rrugën, ndërsa janë dëgjuar shpërthime dhe janë shkaktuar dëme në hapësirat publike.

Gjatë protestës, disa prej pjesëmarrësve janë parë duke shkulur shtyllat e ndriçimit, ndërsa qindra protestues të maskuar kanë vijuar të qëndrojnë në rrugë.

Ndërkohë, një vajzë e pranishme në protestë është lënduar në kokë dhe është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ajo është goditur nga një bombol e përdorur nga Policia për përhapjen e gazit lotsjellës. Për shkak të gjakderdhjes së madhe, vajza është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor.

Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar mbi rrethanat e sakta të dëmtimit të saj.