TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

14 persona të lënduar janë paraqitur në Spitalin Universitar të Traumës pas protestës, mes tyre 8 efektivë policie, 4 protestues dhe 2 të mitur.
Të dhënat janë bërë të ditura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, e cila ka publikuar informacion mbi gjendjen shëndetësore të personave të paraqitur për trajtim.
Sipas njoftimit zyrtar, në Spitalin e Traumës vijojnë të marrin kujdes mjekësor 4 efektivë policie dhe 4 protestues.
Dy prej efektivëve janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa një efektiv nga Shkodra ndodhet në monitorim intensiv.
Edhe katër protestuesit që vijojnë të marrin trajtim mjekësor janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Sa u përket dy të miturve të paraqitur në spital, njëri prej tyre është larguar pasi ka marrë trajtimin mjekësor. Sipas ministrisë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është larguar në gjendje të mirë shëndetësore, nën kujdesin e ekipit mjekësor dhe në praninë e psikologut, i shoqëruar nga prindi.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur edhe një efektiv policie. Pasi ka marrë trajtimin mjekësor, ai është larguar sipas rekomandimit të mjekëve.