AKTUALITET, 15 October 2026, 16:03

Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit sulmojnë me gurë Policinë, efektivët përgjigjen me gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit sulmojnë me gurë

Një grup protestuesish janë grumbulluar para godinës së Kryeministrisë, ku situata është tensionuar pas nisjes së sulmeve ndaj forcave të Policisë.

Efektivët e Policisë janë pozicionuar në perimetrin e Kryeministrisë për të mbrojtur institucionin nga sulmet e protestuesve. Këta të fundit kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të forcave të rendit, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës.

Prej tre ditësh me radhë, protestuesit kanë sulmuar me gurë, molotovë dhe sende të forta institucione, banka dhe biznese private.