TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas disa orësh tensionesh dhe përplasjesh, protesta e zhvilluar në Elbasan ka përfunduar.
Gjimnazistë të qytetit bojkotuan mësimin këtë të enjte dhe u mblodhën në sheshin qendror të Elbasanit, në shenjë solidariteti me protestuesit në Tiranë.
Tubimi, i cili nisi si një protestë solidariteti, u përshkallëzua më tej gjatë zhvillimit, duke degjeneruar në akte shkatërrimi.
Gjatë protestës, Policia ndërhyri disa herë, ndërsa disa persona u shoqëruan nga efektivët.