AKTUALITET, 15 October 2026, 16:51

Rama publikon videon e efektivit të “Shqiponjave” që takohet me familjarët: Respekt

Rama publikon videon e efektivit të “Shqiponjave” që

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook një video ku shfaqet një efektiv i forcave “Shqiponja” duke u takuar me familjarët e tij.

Krahas videos së publikuar në rrjetin social, Rama ka shkruar: “Respekt”.

Ndërkohë, që prej mëngjesit të së enjtes, protesta në Tiranë është shtrirë në disa zona të kryeqytetit. Gjatë zhvillimeve janë regjistruar tensione dhe incidente, ndërsa studentëve u janë bashkuar edhe gjimnazistë, të cilët kanë bojkotuar mësimin për t'iu bashkuar protestës.