TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përplasjet dhe ndërhyrja e forcave të rendit janë shtrirë përgjatë Rrugës së Elbasanit, pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku është raportuar për tensione gjatë protestës.
Efektivët e Policisë kanë vendosur një kordon sigurie në kryqëzim për të penguar lëvizjen e turmës në drejtim të godinës së Parlamentit. Gjatë ndërhyrjes, forcat e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve të pranishëm në zonë.
Përdorimi i gazit lotsjellës ka shoqëruar zhvillimet në këtë aks, ndërsa lëvizja drejt zonës së Parlamentit vijon të jetë e bllokuar nga kordoni policor.