SPORT, 2 Shkurt 2020, 16:04

“Australian Open”/ Triumfon Djokoviç, tenisti serb e fiton për herë të tetë

“Australian Open”/ Triumfon Djokoviç, tenisti serb e fiton

Novak Djokoviç triumfon "Australian Open" duke fituar për herë të tetë në karrierë këtë trofe. Tenisti serb mposhti në finale Dominic Thiem 3-2 me sete, një ndeshje që zgjati mbi katër orë. Për Djokoviç kjo ishte një fitore e madhe e cila i lejon të qëndroj në krye të renditjes botërore.

Djokoviç shijon “Grand Slam”-in e 17-të në karrierë, duke iu afruar gjithnjë e më shumë dyshes Ndal-Federer, spanjolli numëron 19 Slam ndërsa zvicerani 20.