BALLKAN, 30 Maj 2023, 16:16

Nuk ka "paqe"/ Pritej të takoheshin, Kurti dhe Vuçiç anulojnë udhëtimin në Bratislavë, ja çfarë ka ndodhur

Nuk ka "paqe"/ Pritej të takoheshin, Kurti dhe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka anuluar udhëtimin për në Bratislavë. Ky vendim vjen pasi Kurti anuloi takimin në fjalë, pas tensioneve në veri të Kosovës.

Vuçiç deklaroi se ka anuluar udhëtimin për në Bratislavë “sepse për mua është më e rëndësishme të jem me njerëzit e mi dhe sot do të vizitoj ushtarët tanë”.

“Jam i bindur se e vërteta dhe drejtësia dhe Serbia do të fitojnë në fund.” – ka thënë ndër të tjera Vuçiç në Instagram, raporton N1. Më tej, ai ka bërë të ditur dy kërkesat për shtetet e QUINT-it në raport me situatën në veri, që sipas tij janë largimi i Njësisë Speciale të Kosovës dhe i kryetarëve të rinj.

“Dje ishte jashtëzakonisht e vështirë për popullin serb, jam i bindur se do të kemi sukses të luftojmë për lirinë e popullit tonë, për sigurinë e popullit tonë në Kosovë dhe Metohi. Ka një kusht kaq të vogël për këtë, saqë nuk mund ta besoj se njerëzit nga Quinta, vendet më të fuqishme perëndimore, nuk mund ta përmbushin atë - dhe ai është tërheqja e forcave policore nga veriu i Kosovës dhe e dyta është largimi i kryebashkiakë të rremë që realisht nuk përfaqësojnë askënd. Sa për ne, ne do të vazhdojmë të avokojmë për paqen dhe për ta ruajtur atë paqe si në raport me KFOR-in ashtu edhe në raport me të gjithë të tjerët.” – ka thënë ai.