AKTUALITET, 5 Qershor 2026, 15:20

I vuri thikën në qafë efektivit të rrugores, autori i dyshuar nuk jep asnjë motiv për konfliktin! Polici zbardh dinamikën e ngjarjes: Reagova menjëherë dhe…

I vuri thikën në qafë efektivit të rrugores, autori i

Një konflikt ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku një person ka tentuar të sulmojë me thikë një efektiv të policisë së qarkullimit rrugor.

Ngjarja ndodhi tek vizat e bardha, pranë një qendre tregtare teksa polici po orientonte këmbësorët për të kaluar rrugën. Sipas dëshmisë së tij, një person i panjohur i është afruar nga pas dhe i ka vendosur thikën në qafë.

“Për një moment nuk po e kuptoja se kush ishte ky person, pasi nuk e njihja. Kur e pashë që më vendosi thikën në qafë, reagova menjëherë dhe e kapa me të dyja duart,” tha efektivi.

Policia njofton se autori, i identifikuar si Dorjan Kasa, u arrestua menjëherë pas ngjarjes. Deri më tani, ai nuk ka dhënë asnjë deklarim dhe nuk ka shpjeguar motivet e veprimit të tij.

Efektivi i policisë fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim gjatë incidentit, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.