AKTUALITET, 29 Mars 2023, 19:36

VIDEO+EMRAT/ Ja kush janë viktimat në Kavajë

VIDEO+EMRAT/ Ja kush janë viktimat në Kavajë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë.

Një sherr i ndodhur në një lokal, ka përfunduar me dy të vdekur

Deri më tani bëhet fjalë se një person është vrarë me thikë, ndërsa personi është vrarë me pistoletë.

Viktimat janë identifikuar si Edmond Gosa nga Kavaja dhe Altin Rexha (Sali Rexha) nga Kukësi.

Policia është në vendin e ngjarjes, për të zbardhur ngjarjen.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.