AKTUALITET, 29 Mars 2023, 19:31

Sherr në një lokal të Kavajës, vriten dy persona

Sherr në një lokal të Kavajës, vriten dy persona

Një ngjarje e rëndë raportohet në Kavajë. Një sherr i ndodhur në një lokal, ka përfunduar me dy të vdekur. 

Viktimat janë Edmond Gosa, 43 vjeç dhe Altin Rexha (Sali Rexha), 43 vjeç. 

Mësohet se Gosa ka goditur me thikë Altin Rexhën dhe ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri. Të dy kanë humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si kryqëzimi i valutës në Kavajë. 

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj. 

Pamje nga vendngjarja: